Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP: Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit

Tet 3, 2021

Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”. Pagesa në kufi për sigurimin e autopërgjegjësisë ka qenë një ndër ankesat e vazhdueshme të diasporës, kryesisht për shkak të vonesave në kufi dhe kostos relativisht të lartë. Andaj, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i polisës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Pas aprovimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 11 gushtit 2021, ndau pesë milionë euro për zbatimin e masës 4.5 për “mbështetjen e mërgatës”. Sipas vendimit, mjetet merren nga kodi buxhetor i Pakos dhe transferohen në Thesar, prej nga ku pastaj tranferohen në baza mujore në një llogari të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), sipas faturës së dorëzuar nga kjo e fundit. Sipas të dhënave të siguruara nga BKS, deri në fund të muajit gusht 2021, faturat e dorëzuara nga BKS në Thesar për polisat e sigurimit kufitar kapin shumën e 2.4 milionë eurove. Sipas vendit të origjinës, shumica e veturave kanë ardhur nga Gjermania, Zvicrra dhe Austria.

Në kushte jashtë pandemie, më shumë se gjysma e diasporës realizon tri deri në katër vizita gjatë vitit në Kosovë, ku qëndrimi zgjat nga dy deri në katër javë, duke realizuar shpenzime me vlerë deri në rreth 4.6% të Bruto Produktit Vendor, apo 328 milionë euro. Kjo pa llogaritur remitencat, të cilat mesatarisht sillen në 620 milionë euro në vit. Duke marr për bazë shpenzimet mesatare vjetore, shpenzimet e diasporës për polisat kufitare kapin rreth 3% të të gjitha shpenzimeve që ata bëjnë në Kosovë.

Raporti vlerëson se pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”. Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”, një mekanizëm i përbashkët i 48 shteteve për sigurimin e viktimave të aksidenteve motorike ndërkufitare, thuhet në komunikatën për media e GAP-it.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar Këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM