Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon humanistin Elvis Naçi, për punën e palodhur dhe kontributin e dhënë komunitetit në nevojë

Tet 10, 2021

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, profesori Shpejtim Bulliqi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim humanistin, njëherësh teologun, Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij, Ilir Hoxholli, Sylejman Rrahmani dhe Lulzim Rama.
Në praninë e kryetarit Bulliqi, Naçi, qytetarëve të Komunës së Podujevës, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e udhëheqësve fetarë lokal, dje u vendos gurthemeli i ndërtimit të lagjes së re në Podujevë ku do të ndërtohen shtëpi dhe infrastruktura përcjellëse për familjet në nevojë të kësaj komune. Ky projekt humanitar me vlerë prej 1 milion euro, po mundësohet nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”.
Kryeministrit Kurti e falënderoi humanistin Elvis Naçi, për punën e palodhur dhe kontributin e çmueshëm për komunitetet në nevojë. Shoqëria jonë shquhet për vlera dhe karakterin humanist.
Çdo gjeneratë ka pasur në mesin e tyre veprimtarë humanistë që kanë marrë përsipër misione fisnike për t’i dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij, shoqatat dhe veprimtarët humanistë do të bashkëpunojnë me institucionet për të plotësuar, e jo zëvendësuar, njëra-tjetrën drejt qëllimit për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM