Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet edhe për lagjen e Kolovicës dhe Vreshtave.
Edhe pse është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e komunës, Vreshtat dhe Kolovica janë lënë pas dore për një kohë shumë të gjatë.
“Është e papranueshme që lagjet tuaja të kenë edhe sot, në vitin 2021 probleme elementare për jetë normale, sikurse trajtimi i ujërave të zeza, mungesë të qerdheve e ambulantës, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të shportave për hedhjen e mbeturinave, e mungesën e fushave sportive e ambienteve rekreative për frekuentim me fëmijët e familjet tuaja“, ka shtuar Ismaili.
“Kam ardhë me u zotu edhe me shkrim për me i zgjidhë problemet e lagjeve tuaja, sepse këto dy lagje, ndoshta më shumë sesa tjerat nuk e kanë pasë kujdesin, vëmendjen e trajtimin e duhur për shumë vite me radhë”, ka thënë shtuar ai.
Para banorëve të këtyre dy lagjeve, Ismaili është zotuar se ka një plan që tregon se çka, qysh dhe kur do të realizohen projektet për ta.
Të gjitha këto zotime, Ismaili tha se do të përfundojnë deri në vitin 2024:
- Formalizimi indërtimeve ilegale – procesi i legalizimit
- Trajtimi i sistemit të ujërave të zeza
- Ndërtimi iqerdhes në afërsi të ambulantës
- Shfrytëzimi ipronës komunale (ku është nisë projekti për postën) për fushë të sportit.
- Rregullimi irrugëve dhe shtimi i trotuareve
- Ndërtimi ishtigjeve për çiklistë në rrugët kryesore
- Breza të gjelbër përgjatë rrugëve kryesore
- Ndriçimi dhe shenjëzimi irrugëve në nevojë
- Vendosja dhe shenjëzimii stacioneve të autobusëve
- Vazhdimi ilinjës së autobusit 7A deri tek rruga e Bledit
- Ndërtimi injë stacioni policor
- Infrastruktura teknike të përmirësohet
- Menaxhimi imbeturinave dhe shtimi I shportave dhe pikave të grumbullimit
- Adresimi iqenve endacak
- Qendër komunitare (aktivitete për fëmijë, të rinjë e të moshuar)
- Realizimi iparkut të madh, te bunari i Hajratit – afër banesave të banimit social (Fusha e Pajtimit), thuhet në komunikatën për media e PDK-së.




