Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia interviston katër të dyshuar nga operacioni i datës 13 tetor, tre nga ta dërgohen në mbajtje

Tet 15, 2021

Pas realizimit të operacionit policor në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13.10.2021 në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri, ku ishin arrestuar tetë persona të dyshuar dhe shpallur në kërkim dhjetë persona tjerë të dyshuar, policia ka vazhduar hetimet intensive drejtë arrestimit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të të dyshuarve që ishin në kërkim.

Pas veprimeve operacionale dhe vendosjes në kërkim të personave të dyshuar, sot me 15.10.2021 hetuesit policorë kanë intervistuar edhe katër nga të dyshuarit që kanë qenë në kërkim policorë.

Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive drejtë sjelljes para organeve të drejtësisë edhe të persona tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM