Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ndalohen 14 persona lidhur me procesin zgjedhor

Tet 17, 2021

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 22:50 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor janë regjistruar gjashtë (6) raste me katërmbëdhjetë (14) persona, prej tyre trembëdhjetë (13) persona janë të ndaluar .

Në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër (4) persona me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Në Komunën e Suharekës është ndaluar një (1) person, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Malishevës janë ndaluar tre (3) persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së dhe një person për veprën penale  “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre (3) persona, ndërkaq njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 i KPRK-së.

Në Komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorit të Shtetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM