Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

Nën 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Koncerti ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardo Quadrini.

Nga orkestra dhe kori i Operës së Kosovës dhe nga orkestra e kori i Filharmonisë së Kosovës u ekzekutuan uverturat operistike shqiptare „Goca e Kaçanikut“ dhe „Dasma arbëreshe“ të Rauf Dhomit, „Mrika“ e Prenkë Jakovës, uverturat operistike botërore “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, „La Traviata“ dhe „Nabucco“ të Guiseppe Verdit,   “Dasma e Figaros” e Wolfgang Mozartit, “Romeo et Juliette” e Charles Gounodit, “Madama Butterfly” e Giacomo Puccinit, “Carmen” e George Bizet, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM