Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shënohet Dita Botërore e Përkujtimit të viktimave në aksidente në trafikun rrugor, prej 18-21 nëntor

Nën 18, 2021

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e FEVR-it së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nga data 18 deri më 21 nëntor do të shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

#WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikutrrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.
Si çdo vit, objektivat e WDoR2021 janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të:

  •  Kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë;
  • Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
  • Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;
  • Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet.

Aktivitetet e #WDoR2021 do të zgjasin 3 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së:

18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Lansimi i aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, lokacioni Lebanë (Rruga për Podujevë);

19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”, lokacioni Akademia Tempulli;

21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar).

Pjesëmarrja dhe përkrahja e secilit do të kuptohet si kontribut i çmuar në promovimin dhe  rritjen e sigurisë rrugore në për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, thuhet në faqen zyrtare të AMRKS.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM