Pas varrimit të Gentianës dhe Ledionit erdhëm të gjithë që ishim aty varrim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pra unë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrat Sveçla dhe Mehaj këtu në stacionin e Policisë në Deçan ku u takuam me Drejtorin e Policisë, z. Samedin Mehmeti i cili po qëndron këtu tani. Ai më siguroi që janë duke i bërë përpjekjet maksimale. Natyrisht është në dijeni që tash kemi ofruar edhe shpërblimin prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që shpije në zbardhjen e në zbulimin e këtij rasti shumë të rëndë të vrasjes së trefishtë.Në anën tjetër mësova që i kanë shtuar përpjekjet. Po rritet sasia e informacionit. Mirëpo fatkeqësisht ende nuk e kemi zgjidhjen kur jemi në prag të 48 orëshit. Por nuk po mungon angazhimi dhe është shtuar numri zyrtarëve të cilët po merren me hetimin e me hulumtimet në mënyrë që i gjithë populli i Kosovës, e në veçanti familjet dhe të afërmit të prehen të qetë duke e sjellur para drejtësisë vrasësin ose vrasësit. Edhe më tej kemi dy, eventualisht, tri pista.Momentalisht ende nuk e kemi të dyshuarin, të pandehurin. Porsa të kemi informacione për këtë me siguri që do të ju njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit që po marrim, me hulumtimin e hetimin që po bëhet edhe nga vendi i ngjarjes, po sidomos nga marrja në pyetje e dëshmitarëve, por nuk e kemi emrin ose emrat e përveçëm të vrasësit.




Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor
Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor Në Kamenicë,...



