Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës pranon donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Nën 30, 2021

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP.

Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti si dhe Shawn Waddoups drejtor i INL.

Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës” Policisë së Kosovës i’u dhuruan donacion 306 pako të ndihmës së parë dhe kartela të viktimave të krimit dhe dhunës në bazë gjinore në tre gjuhë. Donacioni i pranuar sot kishte, poashtu pajisje të avancuara antidronë që do të mbështesin Policinë e Kosovës në luftimin e dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale. Policia e Kosovës, pranoi edhe 880 pako me maska mbrojtëse si dhe 8000 jelek vezullues.

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane, INL dhe ICITAP për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM