Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjet pas lajmit tronditës ku në tornadon e cila ka ndodhur në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë humbur 100 qytetarë.
Kurti në Twitter ka falënderuar personat që kanë reaguar të parët dhe kanë vënë jetë e tyre në rrezik.
“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentakit dhe falënderimet të sinqerta për personat që reaguan të parët dhe e vënë veten në rrezik”.






