Build Skills with our trainings

Sign up now!

ROR: Veprime urgjente nga institucionet arsimore kalimin e procesit mësimor nga skenari A në atë C

Jan 22, 2022

Grupi i fëmijëve “ROR” dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve shprehin shqetësim të madh në lidhje me  situatën alarmante të shëndetit të nxënësve nëpër shkollat e Kosovës. Ne si zë përfaqësues i fëmijëve të  Kosovës, vazhdimisht jemi duke pranuar informata, kërkesa dhe ankesa të nxënësve dhe prindërve  lidhur me papërgjegjësinë e menaxhimit të situatës me COVID-19 në shkollat e vendit. 

Një proces mësimor në të cilin mungojnë mësimdhënësit zëvendësues të atyre që kanë rezultuar pozitiv  me COVID-19, është proces tejet i mangët dhe i keqmenaxhuar. Pasojat janë të mëdha për të gjitha  palët e më së shumti për nxënësit të cilët janë të sëmurë me këtë virus por edhe për ata të cilët  obligohen të izolohen për shkak se familjarët e tyre kanë rezultuar pozitiv. Këtyre nxënësve u mohohet e  drejta për arsim, për faktin se nuk iu ofrohet mësimi online/në distancë gjatë kohës sa janë të izoluar.  

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë obligime ligjore që të sigurojnë  shëndet&mirëqenie dhe arsim cilësor. Rrjedhimisht, dështimi i tyre për t’u ofruar nxënësve arsim cilësor  në kushte pandemie nuk paraqet vetëm shkelje ligjore, por edhe shkelje të detyrimit të shtetit që  fëmijëve t’u sigurojë të drejtën në arsim dhe mirëqenie. 

Shkollave të Kosovës gjithashtu u mungojnë testet antigjen me ndihmën e të cilave bëhet detektimi më i  shpejtë i rasteve pozitive me COVID-19 dhe procedohet tutje. Shpërndarja e testeve nëpër shkolla nuk  është e drejtë dhe sasia e cila shpërndahet është e vogël për të mos thënë e paktë.  

Grupi ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të Kosovës edhe një herë u bëjnë thirrje urgjente të  gjitha institucioneve arsimore kompetente duke filluar nga menaxhmenti shkollor dhe taskforcat anti COVID në nivel shkolle për evidentimin e saktë të rasteve pozitive dhe për ndërmarrjen sa më të shpejtë të masave të duhura. Masë të duhur konsiderojmë kalimin e procesit mësimor nga skenari A në skenarin  C edhe pse praktikat e mëhershme na kanë dëshmuar se mësimi online nuk është efektiv, por kjo duhet  të ndodhë në mënyrë që shëndeti i nxënësve të jetë i sigurt. Apelojmë te institucionet relevante që në qoftë se procesi mësimor kthehet nga skenari A në skenarin C, mësimi në distancë të jetë cilësor dhe  gjithpërfshirës në mënyrë që të mos hasim në pengesa siç na kanë ndodhur në të kaluarën, thuhet në komunikatën për media e Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights. ROR

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM