Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare e Kosovës gjen mbi 6 kilogram drogë të fshehur nën gurë

Shk 1, 2022

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:

(11) njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM