Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gashi: “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë dhe shkroi histori të re për kinematografinë tonë

Shk 8, 2022

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli nuk arriti të nominohej nga “Academy Awards” në Kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar.

Aktorja Yllka Gashi falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur tash e një vit.

Gashi në postimin e saj në Facebook ka thënë se që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.

“Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë”, ka thënë Gashi.

 

 

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës!

 

“Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë!

Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!

 

Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!

 

Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.

 

Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë!

 

Edhe njëherë falemnderit nga zemra!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM