Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Baerbock: Mbështetje e plotë e qeverisë Gjermane për Kosovën në rrugën e reformave dhe forcimin e demokracisë

Mar 10, 2022

Pasi takimit bileteral në kuadër të vizitës që po i bën vendin tonë ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kryeministri i Republikës së Kosovës bashkë me të mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Kosova ka një lidhje të fortë dhe të veçantë me shtetin dhe popullin gjerman”, ishin ndër fjalët e para të kryeministrit Kurti. Mbi gjysmë milion bashkatdhetarë tanë jetojnë në Gjermani, puna dhe veprimtaria e të cilëve është jetike për shtetin tonë, tha kryeministri Kurti, pasi u shpreh se do të jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj Gjermanisë që ua hapi dyert dhe zemrat refugjatëve nga Kosova.

Kryeministri Kurti e siguroi ministren Baerbock se Kosova është partner i qëndrueshëm i Gjermanisë dhe i Bashkimit Evropian.

“Këtë e kemi dëshmuar edhe duke pranuar refugjatë afganë dhe po e tregojmë tani gjatë krizës së Ukrainës: I jemi bashkuar sanksioneve Evropiane dhe Amerikane kundër Rusisë, kemi shprehur gatishmërinë për të pranuar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmëri për strehim të deri 5000 refugjatëve nga Ukraina”, tha ai.

Nga qeveria gjermane kryeministri Kurti kërkoi mbështetje në reformat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me theks tek punësimi dhe drejtësia. Ai tha se në këtë drejtim na duhet ndihmë nga BE-ja dhe fonde, që duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

Ministrja Baerbock u shpreh se Gjermania tanimë është investitori dhe donatori më i madh në Kosovë dhe se duan ta zgjerojnë edhe më shumë marrëdhënien e ngushtë bilaterale. Si dëshmi për këtë, ajo përmendi njohjen e patent shoferëve.

Më tej, ministrja Baerbock i tha kryeministrit Kurti se e ka mbështetjen e plotë të qeverisë Gjermane në rrugën e reformave, të cilat ka nisur.

“Luftimi i korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë dhe ne e mbështesim forcimin e demokracisë”, u shpreh ajo.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, ministrja Baerbock tha se Kosova e ka bërë punën e saj dhe se tani duhet që edhe BE-ja ta bëjë të njëjtën gjë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM