Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve, ku pastaj lirohet

Pri 4, 2022

Policia ka pranuar informatë për një rast dhunë në familje në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, dhe njësiti përkatës ka marrë veprimet e duhura për këtë rast, pas intervistimit të viktimës Policia ka siguruar informacion se i dyshuari posedon armë në shtëpinë e tij.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 1 (një) pushkë gjysmë automatike cal 7.62x39mm
  • 1 (një) arme automatike cal 7.62x25mm
  • 212 (dy qind e dymbëdhjetë) fishekë cal 7.62x25mm
  • 152 (njëqind e pesëdhjetë e dy) fishekë cal 7.62x39mm

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM