Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin, fshihte kokainë e cila përdorej për shitje apo konsum të brendshëm

Maj 1, 2022

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikojë se një person i dyshuar në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike. Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (me datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.

Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:

-Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

-Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

-Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës, njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM