Në Gjonaj të Hasit fillon edicioni i 33-të i festivalit, “Hasi Jehon” ku drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 33-të të këtij festivali. Ai ndjehet i lumtur që pas periudhës 2 vjeçare, si pasojë e pandemisë, “Hasi Jehon” po rikthehet në shtratin e tij në Kodrën e Pajtimit.
Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë në festival ka qenë tejet i lartë, ndërsa njofton se nga ky edicion, është vendosur një rregulloree re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t’ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivai është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.
Në edicionin e radhës së festivalit, “Hasi jehon”, do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga hapësirat mbarëshqiptare, ndërsa tradicionalisht festivali hapet nga nikoqiri SHKA ” Malësori” nga Gjonaj, thuhet në komunikatën për media e Festivalit -Hasi Jehon.




