Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi takon presidentin lokal të Kongresit, prof. dr. Tuchmann, bisedojnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës

Gus 16, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi po merr pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgëve, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Në ditën e parë të kongresit, gjatë sesionit “menaxhimi I katastrofave”, Latifi prezantoi një punim, i cili ishte përzgjedhur në mesin e tre punimeve më të mira të publikuara në pesë vjetët e fundit.

Në punimin e tij ai ka prezantuar konceptin e ndërtimit të Qendrave të Traumës dhe të Manaxhimit të Katastrofave, me përfshirje të Telemjekësisë.

Gjatë prezantimit, ministri Latifi ka theksuar nevojën e bashkëpunimit të vendeve të zhvilluara, me vendet që kanë nevojë për të zhvilluar fushën e studimeve shkencore, duke veçuar Republikën e Kosovës, si një vend që duhet të përkrahet në këtë aspekt.

Me që, Kosova, sipas Latifit është në vendin e gjashtë nga fundi i renditjes në mesin e vendeve të botës për punime shkencore të botuara në revista mjekësore, ai përmendi nevojën urgjente për bashkëpunim me vendet e zhvilluara me qëllim që të nxitet e zhvillohet më shumë kjo lëmi në Kosovë.

Nga viti 1998-2019, 46% të punimeve të publikuara nga Kosova, ose nuk e kanë autorin e parë të punimit nga Kosova, ose nuk kanë fare autor nga Kosova”, theksoi Ministri Latifi.

Ai ka prezantuar para audiencës një metodologji dhe teknikë të re për përkujdesje të pacientëve, që i nënshtrohet të ashtuquajturës “Kirurgji për Kontrollin e Dëmit”, me rezultate shumë të mira, përmes te cilës bëhet dializa e drejtpërdrejt peritoneale.

Në margjinat e këtij Kongresi, ministri Latifi, ka takuar presidentin lokal të Kongresit, Prof. Dr. Albert Tuchmann, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen për sistemin shëndetësor të Kosovës në fushën e hulumtimeve shkencore, thuhet  komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM