Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Rikthehet shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë

Gus 16, 2022

Pas angazhimit maksimal të shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është kthyer shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë, gjersa trajtimi i pacientëve me këtë procedurë ka rifilluar sot.

Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.

Por, mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.

Javën e kaluar, pas masave të marra, me theks të veçantë dezinfekstimin, desinsektimin dhe deratizimin e hapësirave, është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë, procredurë me të cilën trajtohen më shumë se 90 pacientë, aktualisht, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM