Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEDS fillon takimet intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

Gus 17, 2022

Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, është duke u bërë një punë intensive edhe me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.

Aktualisht, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës.

Disa zyrtarë të kompanisë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj.  Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e efiçiencës maksimale nga dikasteret që i takojnë komunës.

I dyti i Prishtinës është zotuar që kryeqyteti do të bëjë maksimumin që çdo kilovat që mund të ruhet do të kursehet.

Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj.

“Në këtë mision e keni mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë”, tha kryetari Hyseni.

Ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve, OJQ-ve dhe mekanizmave tjerë.

Secili poç elektrik që nuk kryen ndonjë funksion parashihet të ndalet. Kjo, gjatë verës është shumë e rëndësishme, pasi pos që kursen, bën që të kemi më tepër energji elektrike në dispozicion.

Aktualisht çmimet e importit janë shumë të shtrenjta, mbi pesëfish në krahasim me vitin e kaluar. Ato çmime përcaktohen nga berzat ndërkombëtare, ku ne nuk kemi asnjë ndikim. Pra, është krejtësisht jashtë kontrollit tonë.

Por, ajo që e kemi në dorë është kursimi i një malli që aktualisht ka vështirësi ta sigurojë e tërë Evropa.

Në këtë mënyrë, çdo kilovat i kursyer nënkupton siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike dhe rritje më të vogël të çmimit, pasi zvogëlohet kostoja e sistemit. Së bashku mund t’ia dalim, thuhet në faqen zyrtare të KEDS-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM