Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Stoltenberg: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

Gus 17, 2022

Në Selinë Qendore të NATO-s, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi u pasua me një konferencë të përbashkët të Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Stoltenberg.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen më të lartë për NATO-n, për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

“Kosova ka treguar përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe promovimin e parimeve dhe vlerave të përbashkëta, si dhe përkushtimin e saj për të kontribuar në sigurinë dhe paqen, jo vetëm në rajon por edhe në botë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se kërcënimet, rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet NATO në mjedisin aktual të sigurisë ndjehen edhe nga vendi ynë. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në situatën aktuale, kanë arsye të jenë vigjilentë ndaj qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, nën agjendën e dëmshme të Rusisë për Evropën dhe Ballkanin, shtoi kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, sigurinë, sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë.

Sekretari i Përgjithshëm përsëriti përkushtimin e plotë të NATO-s për misionin dhe mandatin e saj paqeruajtës në Kosovë. Stoltenberg tha se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

Në këtë takim, morën pjesë edhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Ambasadori Agron Bajrami, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel dhe ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues për Marrëdhëniet me NATO-n, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Më vjen mirë që jam këtu, së bashku me të nderuarin z.Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pas takimit tonë, në të cilin theksova synimet e Qeverisë sonë dhe të vendit tonë për të ardhmen. Qeveria ime dhe unë si Kryeministër, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që politikat tona janë plotësisht në përputhje me vlerat e përbashkëta euroatlantike. Ky është përcaktimi ynë, dhe përfaqëson identitetin tonë politik dhe orientimin tonë historik.

 

 

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time më të lartë për NATO-n. Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

 

 

Kontributi i NATO-s në themelimin, zhvillimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë një sukses shembullor. Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me KFOR-in, si dhe këshillave profesionale të dhëna nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team), Forca e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj kanë arritur një nivel të lartë të aftësive dhe kapaciteteve operacionale.

 

 

Të gjitha këto janë ndërtuar dhe zhvilluar në përputhje me standardet e NATO-s për të qenë në përshtatshmëri dhe të ndërveprueshme në misione dhe operacione të përbashkëta, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne jemi shumë të nderuar nga besimi i dhënë FSK-së për të mbështetur operacionin humanitar të NATO-s në evakuimin e qytetarëve afganë që nga gushti i vitit të kaluar.

 

 

Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar të kontribuojmë në çdo operacion dhe projekt të NATO-s, me të gjitha kapacitetet që kemi. Kemi vizion të qartë – ne kërkojmë anëtarësimin në NATO. Kjo do të na mundësojë të japim këtu dhe gjetiu, atë që vendet dhe kombet demokratike, liridashëse dhe paqedashëse i dhanë dhe i japin vendit dhe qytetarëve tanë. Në këtë drejtim, anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s është një hap shumë i rëndësishëm.

 

 

Kosova ka treguar përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe promovimin e parimeve dhe vlerave të përbashkëta, si dhe përkushtimin e saj për të kontribuar në sigurinë dhe paqen, jo vetëm në rajon por edhe në botë.

 

 

Kërcënimet, rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet NATO në mjedisin aktual të sigurisë ndjehen edhe nga vendi ynë. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në situatën aktuale, kanë arsye të jenë vigjilentë ndaj qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, nën agjendën e dëmshme të Rusisë për Evropën dhe Ballkanin.

Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri.

 

 

I nderuari z.Stoltenberg, Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, mirëpret mbështetjen tuaj, por mbi të gjitha përkushtimin tuaj për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.

 

 

Ne qëndrojmë të fuqishëm dhe bashkë, ka thënë kryeministri Kurti në konferencën për shtyp në Selinë Qendore të NATO-s.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM