Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, zëvendës Shefe e Misionit, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë dhe e ka uruar për detyrën e re.
Kryetari Konjufca e ka falënderuar Ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.
Në takim u vlerësua lart miqësia dhe partneriteti i palëkundur ndërmjet shteteve tona dhe u ritheksua përkushtimi për bashkërendimin e objektivave të përbashkëta dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.