Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për të parë se a është duke u zbatuar marrëveshja për targa dhe i atij për reciprocitet në dokumente identifikimi.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe se është edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë.
Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë.