Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qendra e Studentëve e UP-së shpall konkurs për pranimin e studentëve në konvikte

Sht 9, 2022

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Po ashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi), thuhet në faqen zyrtare të Qendrës së studentëve të UP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM