Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ndalohet një person për falsifikim të dokumenteve, mashtrim e prezantim i rremë si person zyrtar

Sht 27, 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në koordinim me Policinë e Kosovës-Krimet Ekonomike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), sot ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje personin me inicialet Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, sipas KPRK-së.

Personi i lartcekur dyshohet se, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga viti 2019 e deri në vitin 2022, ka bërë shitjen e aseteve që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku me këto veprime i dyshuari ka kryer veprat penale të lartcekura.

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokurori i çështjes do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore.

Po ashtu, në këtë është çështje penale me urdhër të prokurorit është sekuestruar një (1) veturë, një (1) telefon, para në vlerë prej 900€ (nëntëqind) euro dhe prova të tjera të cilat do të shërbejnë në procedurë.

Prokuroria në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të sqarimit në plotëni të kësaj çështjeje penale, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM