Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhuron performancë të mrekullueshme në Qendrën e Artit në Izmir

Sht 28, 2022

Ministria e Kulturës njofton se Orkestra e Filharmonisë së Kosovës kanë dhuruar performancë të mrekullueshme për publikun në Qendrën e Artit, “Ahmed Adnan Saygun” në Izmir.

Koncerti u hap me uverturën “Coriolan” nga Beethoveni dhe koncertin për piano në a-mol nga Schumanni në intepretim të shkëlqyer të pianistes së mirënjohur turke Yeşim Gökalp.

Pjesa e dytë solli një panoramë të muzikës simfonike shqiptare me vepra nga Çesk Zadeja, Lorenc Antoni, Valton Beqiri, Hajrullah Syla dhe versionin orkestral të “Bareshës” nga Rexho Mulliqi me solist Shkumbin Bajraktarin në klarinetë.

Në koncertin që u dirigjua nga Maestro Gridi Kraja, u interpretua edhe premiera botërore e veprës “Sinfonietta” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.

Kjo ngjarje është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna Metropolitane e Izmirit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM