Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI dhe Departamenti i Psikologjisë i Fakultetit Filozofik nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Tet 11, 2022

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, bashkë me Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për avancimin e politikave arsimore dhe fuqizimin e zhvillimit e të mirëqenies në institucionet edukativo-arsimore.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se me këtë synojnë të kontribuojnë në avancimin e cilësisë së sistemit arsimor me fokus në sigurimin e ambienteve të përshtatshme të mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të mirëfilltë të të gjithë qytetarëve.

 

Ndër të tjera, përmes këtij bashkëpunimi, profesorët dhe hulumtuesit nga Departamenti dhe Instituti i Psikologjisë do të mbështesin MASHTI dhe institucionet arsimore duke ofruar ekspertizën në këto fusha:

 

Monitorimin dhe vlerësimin e nevojave të shkollave;

 

Parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimeve në shkolla;

 

Orientimin në karrierë;

 

Dizajnimin, implementimin dhe vlerësimin e programeve të ndryshme psiko-sociale dhe pedagogjike;

 

Fuqizimin e kapaciteteve të mësimdhënësve me teknika të reja të mësimdhënies, të menaxhimit të klasës dhe identifikimit të nevojave individuale të nxënësve;

 

Identifikimin e nevojave, mbështetjen në zhvillimin të psikologëve të shkollave dhe avancimin e rolit të psikologut të shkollës;

 

Profesorët e Departamentit të Psikologjisë dhe hulumtuesit shkencor të Institutit të Psikologjisë do të realizojnë projekte hulumtuese dhe monitoruese në bashkëpunim me institucionet edukativo-arsimore në identifikimin e nevojave të të gjitha niveleve dhe realizimin e programeve intervenuese në përputhje me nevojat e identifikuara.

 

Shëndeti mendor ka nevojë për vëmendjen tonë!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM