Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë takuar me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James. A. Hursch.
“Për dallim nga Serbia që partner ka Rusinë, për ne SHBA mbetet partneri ynë kryesor në këtë drejtim, ngase synimi ynë është të bëjmë ngritjen e kapaciteteve tona në përputhje me standardet e NATO-s, në ndërveprueshmëri me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ministri Mehaj me këtë rast.
Në këtë takim është biseduar rreth blerjeve të pajisjeve ushtarake të cilat janë në proces përmes programit të FMS dhe FMF, me ç’rast ministri Mehaj u shprehi mirënjohjen e tij Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë sa i përket investimeve në pajisje ushtarake si dhe përkrahjen e dhënë në trajnimin e ushtarakëve tanë në përdorimin e këtyre pajisjeve, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.




