Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në Grantin e arsimit në nivel vendi, Qeveria ka të miratuara 520 pozita për psikologë shkollorë, por për fat të keq më pak se 1/3 e tyre janë të punësuar.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se si Ministri e Arsimit bëjmë thirrje tek komunat që në kuadër të përgjegjësive të tyre, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.
Mirëpresim shpalljen e konkursit për 25 psikologë në Komunën e Prishtinës dhe i ftojmë që sa më shpejt të hapin konkursin edhe për së paku 25 psikologë tjerë.
Komuna e Prishtinës i ka në dispozicion 66 pozita për psikologë e pedagogë, por aktualisht janë vetëm 4 pedagogë dhe rreth 12 psikologë të punësuar në shkollat e Prishtinës.






