Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryetari i Prishtinës diskuton me anëtarët e Odës Amerikane lidhur me zhvillimin e qytetit

Tet 12, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u takua sot me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane për të diskutuar lidhur me projektet zhvillimore për qytetin e Prishtinës përfshirë edhe zhvillimin e zonave ekonomike, të cilat mes tjerash do të lehtësonin edhe të bërit biznes brenda Prishtinës.

Kryetari Rama foli për planet e Komunës për përmirësimin e mobilitetit brenda qytetit, por edhe mundësitë e realizimit të projekteve specifike përmes partneritetit publiko-privat.

Rama foli për rëndësinë e Arkitektit të Qytetit, iniciativë kjo e autoriteteve komunale, duke theksuar se përveç planifikimit të mirëfilltë urban, Arkitekti i Qytetit do të ndihmojë edhe në reduktimin e burokracisë, ofrimin e transparencës më të madhe dhe rrjedhimisht eliminimin e korrupsionit.

Koncepti i qyteteve inteligjente dhe përdorimi i zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit për të avancuar menaxhimin e qytetit, ishte po ashtu në fokus të diskutimit ndërmjet Kryetarit Rama dhe përfaqësuesve të sektorit privat, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM