Build Skills with our trainings

Sign up now!

Paketa e Zgjerimit 2022: KE vlerëson reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe rekomandon statusin e kandidatit për BeH

Tet 12, 2022

Komisioni Evropian miratoi Paketën e vet të Zgjerimit 2022, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në zbatimin e reformave themelore, si dhe si udhërrëfyes i qartë për prioritetet e ardhshme të reformave.

Komisioni rekomandon që Bosnjës dhe Hercegovinës t’i jepet statusi kandidat nga Këshilli, marrë parasysh se janë ndërmarrë një sërë hapash për ta përforcuar demokracinë, funksionalitetin e institucioneve shtetërore, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e lirisë së medias dhe menaxhimin e migracionit në vend. Komisioni do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për reforma dhe do ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, tha: “Sot po i rekomandojmë Këshillit që t’i japë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës. Po shtyjmë një dinamikë pozitive në proces dhe shpresojmë që rajoni ta shfrytëzojë shansin dhe ta përcjellë duke zbatuar reformat kyçe. Nuk po vlerësojmë vetëm performancën e partnerëve, por edhe të shteteve të ardhshme anëtare. Vlerësimet që bëjmë tani kanë të bëjnë gjithashtu me llojin e Unionit që duam për të ardhmen. Dhe është e qartë se ne besojmë në të ardhmen evropiane të partnerëve tanë. Pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia e thekson fort rëndësinë e zgjerimit të BE-së, e cila merr një rëndësi të re gjeopolitike. Është një investim afatgjatë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin për kontinentin tonë.”

Duke prezantuar Paketën e këtij viti, që përbëhet nga Komunikimi për politikën e zgjerimit të BE-së dhe raportet vjetore, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është një investim gjeostrategjik për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen socio-ekonomike të kontinentit tonë evropian. Raportet tona ofrojnë një vlerësim faktual dhe të drejtë dhe një udhëzim të qartë pikërisht për t’ua lejuar partnerëve tanë ta identifikojnë se ku duhet t’i përshpejtojnë në reformat për të ecur përpara. Nuk ka alternativë tjetër dhe është në interesin tonë të përbashkët ta përshpejtojmë procesin e integrimit, duke filluar nga Ballkani Perëndimor, ku ne kemi investuar prej shumë vitesh për t’i afruar me BE-në. Rekomandimi për dhënien e statusit të kandidatit është një moment historik për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. U bëj thirrje liderëve të vendit që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi historike dhe të vazhdojnë me shpejtësi me hapat e identifikuar në rekomandimin tonë. Kjo do ta rifillojë punën për reformat dhe për përmbushjen e 14 prioriteteve kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit, të cilat mbeten kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.”

Ballkani Perëndimor

Në rastin e Malit të Zi, prioritet për përparimin e mëtejshëm të përgjithshëm në negociata mbetet përmbushja e standardeve të ndërmjetme të sundimit të ligjit të vendosura në kapitujt 23 dhe 24. Për ta arritur këtë moment historik, Mali i Zi duhet t’i intensifikojë përpjekjet e veta për t’i adresuar çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë fushat kritike të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe besueshmërisë së gjyqësorit. Kjo kërkon stabilitet politik dhe angazhim konstruktiv nga të gjithë akterët, duke çuar në krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe konsensus të gjerë politik në Parlament për reformat kryesore.

Serbia duhet si çështje prioritare të krijojë një qeveri të vendosur në drejtimin strategjik të BE-së dhe rrugën e reformave. Nevojitet punë dhe angazhim i mëtejshëm politik për t’i vazhduar dhe thelluar reformat dhe adresimin e mangësive, veçanërisht në fushat kyçe të gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e medias, lirinë e tubimit dhe trajtimin e brendshëm të krimeve të luftës. Serbia gjithashtu duhet ta përmirësojë si çështje me prioritet përafrimin e saj me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, çka ka rënë ndjeshëm. Ajo duhet gjithashtu t’i trajtojë me forcë të gjitha format e dezinformatave.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën një fazë të re në marrëdhëniet e tyre me BE-në pas konferencave të para ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit më 19 korrik 2022. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojnë më tej përpjekjet në fushat kyçe të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria duhet gjithashtu të trajtojë të drejtat pronësore, çështjet e pakicave dhe lirinë e shprehjes.

Në qershor 2022, Këshilli Evropian shprehu gatishmërinë e vet për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e ftoi Komisionin të raportojë për zbatimin e 14 prioriteteve kyçe, me vëmendje të veçantë ndaj atyre që përbëjnë një grup të konsiderueshëm reformash. Përkundër trazirave politike dhe zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme të 2 tetorit, liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës në qershor 2022 u angazhuan ndaj parimeve për të siguruar një Bosnjë dhe Hercegovinë funksionale që përparon në rrugën evropiane. Përmbushja e 14 prioriteteve kyçe nga Opinioni i Komisionit për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE, do të lejojë rekomandimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Kosova duhet t’i intensifikojë përpjekjet e veta për ta forcuar demokracinë, administratën publike, sundimin e ligjit, si dhe për të luftuar korrupsionin. Komisioni i qëndron pranë vlerësimit të korrikut 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave dhe propozimi, ende në shqyrtim në Këshill, duhet të trajtohet si çështje urgjente.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, ndërkohë që si Serbia dhe Kosova kanë mbetur të angazhuara në Dialog, BE-ja pret që në periudhën e ardhshme të dyja palët të angazhohen në mënyrë më konstruktive në negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të normalizimit dhe të tregojnë fleksibilitet për të arritur sa më shpejt progres konkret.

Turqia

Në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, Turqia duhet ta ndryshojë prirjen negative si çështje prioritare duke adresuar dobësimin e kontrolleve dhe balancave efektive në sistemin politik. Dialogu për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore mbetet një pjesë integrale e marrëdhënieve BE-Turqi. Ende mbeten faktet themelore që çojnë në vlerësimin se negociatat e anëtarësimit të Turqisë janë efektivisht në ndalesë.

Këshilli Evropian e ka riafirmuar vazhdimisht interesin e tij strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe për zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe reciprokisht të dobishme me Turqinë. Megjithatë, situata në Mesdheun Lindor është bërë sërish e tensionuar. Turqia duhet ta respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Politika e vazhdueshme e Turqisë për të mos u përafruar me masat kufizuese kundër Rusisë është shqetësuese për shkak të qarkullimit të lirë të produkteve, përfshirë mallrat me përdorim të dyfishtë, brenda Bashkimit Doganor BE-Turqi. Turqia duhet gjithashtu të ndërmarrë hapa vendimtarë për të përmirësuar harmonizimin me CFSP të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së dhe të shmangë veprimet që bien ndesh me objektivin e deklaruar të të dy vendeve për t’u anëtarësuar në BE.

Turqia mbetet një partner kyç për Bashkimin Evropian në fusha thelbësore me interes të përbashkët, si migrimi, kundër-terrorizmi, ekonomia, tregtia, energjia, siguria ushqimore dhe transporti. Vazhduan dialogët e nivelit të lartë dhe angazhimi i intensifikuar në këto fusha. Turqia ka lehtësuar dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka luajtur një rol kyç në marrëveshjen për eksportin e drithërave, megjithëse ka vendosur gjithashtu t’i rrisë marrëdhëniet tregtare dhe financiare me Rusinë.

Hapat e ardhshëm

Tani i takon Këshillit t’i marrë parasysh rekomandimet e sotme të Komisionit dhe të marrë vendime për hapat përpara.

Paketa e Zgjerimit 2022: Komisioni Evropian vlerëson reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe rekomandon statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën

Sot, Komisioni Evropian miratoi Paketën e vet të Zgjerimit 2022, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në zbatimin e reformave themelore, si dhe si udhërrëfyes i qartë për prioritetet e ardhshme të reformave.

Komisioni rekomandon që Bosnjës dhe Hercegovinës t’i jepet statusi kandidat nga Këshilli, marrë parasysh se janë ndërmarrë një sërë hapash për ta përforcuar demokracinë, funksionalitetin e institucioneve shtetërore, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e lirisë së medias dhe menaxhimin e migracionit në vend. Komisioni do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për reforma dhe do ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, tha: “Sot po i rekomandojmë Këshillit që t’i japë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës. Po shtyjmë një dinamikë pozitive në proces dhe shpresojmë që rajoni ta shfrytëzojë shansin dhe ta përcjellë duke zbatuar reformat kyçe. Nuk po vlerësojmë vetëm performancën e partnerëve, por edhe të shteteve të ardhshme anëtare. Vlerësimet që bëjmë tani kanë të bëjnë gjithashtu me llojin e Unionit që duam për të ardhmen. Dhe është e qartë se ne besojmë në të ardhmen evropiane të partnerëve tanë. Pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia e thekson fort rëndësinë e zgjerimit të BE-së, e cila merr një rëndësi të re gjeopolitike. Është një investim afatgjatë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin për kontinentin tonë.”

Duke prezantuar Paketën e këtij viti, që përbëhet nga Komunikimi për politikën e zgjerimit të BE-së dhe raportet vjetore, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është një investim gjeostrategjik për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen socio-ekonomike të kontinentit tonë evropian. Raportet tona ofrojnë një vlerësim faktual dhe të drejtë dhe një udhëzim të qartë pikërisht për t’ua lejuar partnerëve tanë ta identifikojnë se ku duhet t’i përshpejtojnë në reformat për të ecur përpara. Nuk ka alternativë tjetër dhe është në interesin tonë të përbashkët ta përshpejtojmë procesin e integrimit, duke filluar nga Ballkani Perëndimor, ku ne kemi investuar prej shumë vitesh për t’i afruar me BE-në. Rekomandimi për dhënien e statusit të kandidatit është një moment historik për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. U bëj thirrje liderëve të vendit që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi historike dhe të vazhdojnë me shpejtësi me hapat e identifikuar në rekomandimin tonë. Kjo do ta rifillojë punën për reformat dhe për përmbushjen e 14 prioriteteve kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit, të cilat mbeten kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.”

Ballkani Perëndimor

Në rastin e Malit të Zi, prioritet për përparimin e mëtejshëm të përgjithshëm në negociata mbetet përmbushja e standardeve të ndërmjetme të sundimit të ligjit të vendosura në kapitujt 23 dhe 24. Për ta arritur këtë moment historik, Mali i Zi duhet t’i intensifikojë përpjekjet e veta për t’i adresuar çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë fushat kritike të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe besueshmërisë së gjyqësorit. Kjo kërkon stabilitet politik dhe angazhim konstruktiv nga të gjithë akterët, duke çuar në krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe konsensus të gjerë politik në Parlament për reformat kryesore.

Serbia duhet si çështje prioritare të krijojë një qeveri të vendosur në drejtimin strategjik të BE-së dhe rrugën e reformave. Nevojitet punë dhe angazhim i mëtejshëm politik për t’i vazhduar dhe thelluar reformat dhe adresimin e mangësive, veçanërisht në fushat kyçe të gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e medias, lirinë e tubimit dhe trajtimin e brendshëm të krimeve të luftës. Serbia gjithashtu duhet ta përmirësojë si çështje me prioritet përafrimin e saj me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, çka ka rënë ndjeshëm. Ajo duhet gjithashtu t’i trajtojë me forcë të gjitha format e dezinformatave.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën një fazë të re në marrëdhëniet e tyre me BE-në pas konferencave të para ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit më 19 korrik 2022. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojnë më tej përpjekjet në fushat kyçe të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria duhet gjithashtu të trajtojë të drejtat pronësore, çështjet e pakicave dhe lirinë e shprehjes.

Në qershor 2022, Këshilli Evropian shprehu gatishmërinë e vet për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e ftoi Komisionin të raportojë për zbatimin e 14 prioriteteve kyçe, me vëmendje të veçantë ndaj atyre që përbëjnë një grup të konsiderueshëm reformash. Përkundër trazirave politike dhe zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme të 2 tetorit, liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës në qershor 2022 u angazhuan ndaj parimeve për të siguruar një Bosnjë dhe Hercegovinë funksionale që përparon në rrugën evropiane. Përmbushja e 14 prioriteteve kyçe nga Opinioni i Komisionit për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE, do të lejojë rekomandimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Kosova duhet t’i intensifikojë përpjekjet e veta për ta forcuar demokracinë, administratën publike, sundimin e ligjit, si dhe për të luftuar korrupsionin. Komisioni i qëndron pranë vlerësimit të korrikut 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave dhe propozimi, ende në shqyrtim në Këshill, duhet të trajtohet si çështje urgjente.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, ndërkohë që si Serbia dhe Kosova kanë mbetur të angazhuara në Dialog, BE-ja pret që në periudhën e ardhshme të dyja palët të angazhohen në mënyrë më konstruktive në negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të normalizimit dhe të tregojnë fleksibilitet për të arritur sa më shpejt progres konkret.

Turqia

Në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, Turqia duhet ta ndryshojë prirjen negative si çështje prioritare duke adresuar dobësimin e kontrolleve dhe balancave efektive në sistemin politik. Dialogu për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore mbetet një pjesë integrale e marrëdhënieve BE-Turqi. Ende mbeten faktet themelore që çojnë në vlerësimin se negociatat e anëtarësimit të Turqisë janë efektivisht në ndalesë.

Këshilli Evropian e ka riafirmuar vazhdimisht interesin e tij strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe për zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe reciprokisht të dobishme me Turqinë. Megjithatë, situata në Mesdheun Lindor është bërë sërish e tensionuar. Turqia duhet ta respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Politika e vazhdueshme e Turqisë për të mos u përafruar me masat kufizuese kundër Rusisë është shqetësuese për shkak të qarkullimit të lirë të produkteve, përfshirë mallrat me përdorim të dyfishtë, brenda Bashkimit Doganor BE-Turqi. Turqia duhet gjithashtu të ndërmarrë hapa vendimtarë për të përmirësuar harmonizimin me CFSP të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së dhe të shmangë veprimet që bien ndesh me objektivin e deklaruar të të dy vendeve për t’u anëtarësuar në BE.

Turqia mbetet një partner kyç për Bashkimin Evropian në fusha thelbësore me interes të përbashkët, si migrimi, kundër-terrorizmi, ekonomia, tregtia, energjia, siguria ushqimore dhe transporti. Vazhduan dialogët e nivelit të lartë dhe angazhimi i intensifikuar në këto fusha. Turqia ka lehtësuar dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka luajtur një rol kyç në marrëveshjen për eksportin e drithërave, megjithëse ka vendosur gjithashtu t’i rrisë marrëdhëniet tregtare dhe financiare me Rusinë.

Hapat e ardhshëm

Tani i takon Këshillit t’i marrë parasysh rekomandimet e sotme të Komisionit dhe të marrë vendime për hapat përpara, thuhet nëkomunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM