Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim mes Kosovës dhe Greqisë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit

Tet 13, 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ministren e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali, udhëheqësin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në një frymë shumë pozitive diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për të kaluar në veprime dhe aktivitete konkrete. Ministrja Mendoni e ftoi ministrin Çeku në Athinë për të vazhduar diskutimet dhe konkretizuar bashkëpunimin.

Delegacioni nga Greqia do të kenë disa takime dhe vizita në institucione të kulturës dhe në monumente të trashëgimisë kulturore përgjatë vizitës së tyre zyrtare në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM