Build Skills with our trainings

Sign up now!

Manifesta 14: Cevdet Erek, në punën e tij meditohet dhe eksplorohet ritmi

Tet 13, 2022

Manifesta 14 njofton se Cevdet Erek është artist dhe muzikant nga Stambolli. Në punën e tij meditohet dhe eksplorohet ritmi, prodhohen eksperienca të thella trupore dhe stabilizohen ndërlidhjet provokative mes kohëve dhe historive, formave dhe gjuhëve.

Rilindja, një ikonë e arkitekturës brutaliste, u projektua nga Georgi Konstantinovski dhe u ndërtua në vitet ‘70, u bë shtëpi e shtëpisë botuese të parë ku dhe u publikua gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi që mbajti po të njejtin emër. Në dekadat në vijim, ky vend funksionoi si vend për zhvillim kulturor dhe me ndarjen e Jugosllavisë – në antitezën tij.

Ndërhyrja e Erek, “Brutal Time” i jep përgjigje trazirave politike që qëndrojnë në shumë shtresime të funksioneve, identitetit dhe dukjes së Rilindjes. Duke u angazhuar me një pjesë të braktisur të ndërtesës, artisti kapërthen kohërat e ndërthurura në boshësinë e periudhës së post-privatizimit: duke përdorur grafika, drita dhe zë lidhur me procesin e prodhimi të gazetave dhe muzikës tekno.

Në fillim të kësaj jave, u gëzuam nga lajmi se Ministria e Kulturës ka përfshirë këtë hapësirë të braktisur të Rilindjes në listën e monumenteve të mbrojtura të Prishtinës – një fitore e madhe për rikthimin e hapësirave publike! Na u bashkoni në Rilindje më 21 tetor, për herën e fundit të Manifesta Nights me kolektivin Hapësira, ku Cevdet Erek do të hapë natën me një performancë duke përdorur tingujt e ndërhyjes së tij artistike, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.

 

Video © Manifesta 14 Prishtina / Leart Rama

Brutal Times,2022, © Cevdet Erek. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM