Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEK ndan qymyr për qytetarë dhe biznese

Tet 14, 2022

Korporata Energjetike e Kosovës sh. a. (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të aksionarit (Qeverisë) për zbutjen e krizës energjetike dhe duke ju referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data: 20.10.2022 do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.

Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike.

Lidhur me këtë, KEK ju njofton se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton. Për më tepër, KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit.

Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport.

KEK fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë ketë mundësi për furnizim me qymyr për të përballuar më lehtë koston e rritur për ngrohje gjatë sezonit dimëror.

Lokacioni: Drejtoria e minierës në Bardh, pagesa e qymyrit përmes xhirollogarisë së KEK sh.a. ndërsa pagesa e ngarkesës dhe transportit bëhet tek OE, thuhet në postimin në Facebook të KEK-ut.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM