Build Skills with our trainings

Sign up now!

Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore të FSK demonstron profesionalizëm në ushtrimin fushor

Tet 14, 2022

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale

Në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, sot pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës. Ky demonstrimin final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë.

Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm.

Demonstrimin e përcjellin nga afër Shefi i Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, këshilltari ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Hamdi Pollomi, zv. Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj si dhe oficerë dhe nënoficerë të tjerë të FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM