Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Bëhet hapja e shfaqjes “Peizazh koreografik”, nën tingujt e valles instrumentale tradicionale

Nën 11, 2022

Nën tingujt e valles instrumentale tradicionale u bë hapja e shfaqjes “Peizazh koreografik” retrospektivë 50-vjeçare e koreografit Xhemali Berisha.

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku u mbajt kjo ngjarje, u vlerësua lartë kontributi i Berishës në fushën e koreografisë, duke theksuar se vlerat e kësaj trashëgimie i ka prezantuar më së miri në skenat dhe festivalet me renome ndërkombëtare.

Që nga fillimi i punës si koerograf, Xhemali Berisha, ka hulumtuar të gjitha zonat korologjike të Kosovës dhe për dhjetë vite ai ka arritur të sjell dhe të përpunojë materiale nga Opoja, Hasi, Rugova, Anadrinia, Drenica dhe Anamorava.

Ministri Çeku në fjalën e tij para të pranishmëve ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Xhemali Berisha në karrierën e tij 50-vjeçare në sferën e koreografisë, duke thënë se vallet me koreografi të tij origjinale të panumërta janë pasuri të pashlyeshme të folklorit të Kosovës.

Ndërsa koerografi Xhemali Berisha është ndier i nderuar për këtë organizim, duke thënë se artistët e Ansamblit “Shota” në të gjitha rrugëtimet e tyre në festivale ballkanike, evropiane e botërore i kanë sjell medalje Kosovës.

Ky organizim është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM