Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet takimi i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, miratohet qëndrimi zyrtar për aplikim në BE

Nën 23, 2022

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt sot takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante. Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj.

Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM