Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Qeveria e Kosovës fuqizon edhe më tej rolin e diplomacisë sonë të mbrojtjes

Nën 23, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës fuqizon edhe më tej rolin e diplomacisë sonë të mbrojtjes.

Sot në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, ndër vendimet tjera u miratuar edhe Rregullorja për atashetë e mbrojtjes.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo rregullore është hartuar mbi bazën e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës.

 

Aprovimi i kësaj Rregulloreje i hapë rrugë zbatimit të procedurave për: statusin, detyrat, procesin e përzgjedhjes, kohëzgjatjen e mandatit, pranim-dorëzimin e detyrës, pagat dhe kompensimet tjera si dhe ndërprerjen e shërbimit të atasheut.

 

Vazhdojmë me suksese të reja!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM