Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Përurohet shtatorja e humanistit Anton Çetta në oborrin e Universitetit

Nën 28, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është përuruar shtatorja e humanistiti Anton Çetta në oborrin e Universitetit.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se fort të dashurit tonë, humanistit Anton Çetta, po ia njohim madhështinë duke e shënuar me përurimin e shtatores së tij, përjetësinë në mesin tonë. Veprimtaria e tij e shenjtë na mësoi se virtyti më i lartë njerëzor është me shtri dorën e pajtimit e me falë.

E vendosur në oborrin e Universitetit, kjo shtatore na vjen në vendin e duhur: aty ku gërshetohen dashuria për dijen me dashurinë për njeriun.

“Shpërblimi më i lartë për mua dhe të gjithë të rinjtë dhe intelektualët e tjerë që marrin pjesë në pajtim është kënaqësia që ndiejmë kur e shohim se patëm sukses dhe kur i shohim duke u përqafuar ata që, vetëm disa çaste më parë, janë konsideruar hasëm midis tyre. A ka shpërblim më të madh sesa kur rrjedhin lotët e gëzimit! E çdo gjak i falur është një kontribut i madh për faljen e të gjitha gjaqeve. Kjo bën që të mos ndihet as lodhja, as pleqëria.” – Anton Çetta

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM