Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston pronarin e lokalit, për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Nën 29, 2022

Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në fshatin Greme të Ferizajt dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM