Build Skills with our trainings

Sign up now!

PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE

Dhj 3, 2022

Partia Demokratike e Kosovës sot është bërë anëtare me të drejta të plota e grupacionit më të madh politik të partive liberale të Evropës, ALDE.

Në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, anëtarët kanë votuar pa asnjë votë kundër për pranimin e PDK-së.

Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat PDK i ka si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë.

Kryetari Memli Krasniqi i cili po merr pjesë në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të ALDE-s në Bratisllavë, ka thënë se pranimi i PDK-së në këtë grupacion politik po vjen si finalizim i një procesi tejet të rëndësishëm për PDK-në.

“Ky është një hap i madh drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe rikonfrimim i njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti. Një PDK e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me vizion 50/50 për përfaqësim gjinor në të gjitha strukturat dhe nivelet e vendimmarrjes, me rini të fuqizuar dhe aktive, si dhe e integruar në rrjetin e partive liberale evropiane, është plotësisht në funksion të forcimit dhe demokratizimit të vendit dhe shoqërisë tonë!”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Anëtarësimi me të drejta të plota në ALDE vjen pas pranimit në Rrjetin Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN) me 14 maj, pjesëmarrjes së Kryetarit Krasniqi në kongresin e ALDE-s në Dublin të Irlandës në qershor të këtij viti, ku shprehi aspiratën e PDK-së për pranim në këtë parti dhe vizitës studimore që byroja e ALDE-s e realizoi në Prishtinë në mes të tetorit, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM