Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përurohet ura në Saradran të Komunës së Istogut

Dhj 3, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, bënë përurimin e urës në Saradran dhe panë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”.

Kryeministri Kurti i uroi banorët dhe i falënderoi për mikpritjen e përzemërt në këtë rast të rëndësishëm për ta dhe për zhvillimin infrastrukturor për Komunën e Istogut dhe Komunën e Pejës.

“Jam këtu bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin, që ta përurojmë këtë punë të përbashkët, që ka domethënie shumë të madhe për banorët e kësaj zone, por edhe të gjithë qytetarët, të cilët tash do të mund të lëvizin edhe lirshëm edhe më shpejt dhe më mire. Andaj , gjithë banorëve dhe të gjithë qytetarëve, urime rruga e re edhe ura e re”, u shpreh kryeministri Kurti.

Përurimi i sotëm ishte në kuadër të zbatimit të projektit të titulluar “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore në Komunën e Istogut dhe Pejës”, i cili përpos urës lidhëse Saradran-Ruhot parasheh edhe:

–        Ndërtimin e rrugës “Lugu i Drinit”, me gjatësi prej 970 metra

–        Ndërtimin e rrugëve në Dubovë, me gjatësi prej 1.2 kilometrave

–        Ndërtimin e kanalit të ujitjes në Prekallë, me gjatësi prej 1.7 kilometrave

–        Rivitalizimin e pendës Saradran-Ruhot

Projekti është në përfundim e sipër dhe pritet të finalizohet brenda muajit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM