Build Skills with our trainings

Sign up now!

Këshilli për Sport dënon rëndë incidentet e shkaktuara nga pjesëtarët e grupeve të tifozëve

Dhj 12, 2022

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të mbajtur sot (12 dhjetor), anëtarët e Këshillit i kanë trajtuar me seriozitetin dhe urgjencën maksimale incidentet e shkaktuara në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Superkupës së Basketbollit të Kosovës ndërmjet K.B. Prishtina dhe K.B. Trepça, si edhe incidentet e shkaktuara në ndeshjen paraprake të Superkupës ndërmjet K.B. Bashkimi dhe K.B. Peja.

Këshilli për Sport shpreh indinjatën e thellë dhe i dënon rëndë incidentet e shkaktuara nga pjesëtarët e grupeve të tifozëve që identifikohen si: “Plisat” nga Prishtina, “Torcida” nga Mitrovica, “Arpagjikët” na Prizreni dhe “Shqiponjat” nga Peja, si edhe kërkon nga të gjitha organet ligj-zbatuese që të ndërmarrin urgjentisht të gjitha veprimet përkatëse ligjore për identifikimin e personave që kanë kryer vepra të kundërligjshme dhe të marrin masat përkatëse për dënimin e tyre.

Njëkohësisht, Këshilli për Sport e dënon ashpër sulmin e shkaktuar nga huliganët ndaj katër zyrtarëve të Policisë së Kosovë, të cilët pësuan lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si edhe ndaj qytetarëve që po ashtu u lënduan nga personat e papërgjegjshëm dhe të gjithëve iu uron shërim të shpejtë.

Për informim të opinionit të gjerë publik, anëtarët e Këshillit për Sport janë angazhuar që prej mbrëmë në funksion të adresimit adekuat të incidenteve të shkaktuara nga huliganët, ndërsa që jemi njoftuar se dy prokurorë nga Prokuroria e Prishtinës menjëherë kanë dalë në vendngjarje, të cilët bashkë me zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar në vazhdimësi për identifikimin e personave që kanë shkaktuar incidentet e mbrëmshme, dhe së shpejti priten veprimet konkrete për vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga veprimet e tilla huliganeske në aspektin e prishjes së imazhit të përgjithshëm të shtetit dhe institucioneve që përkrahin dhe organizojnë ngjarjet sportive, shkaktimit të veprave tjera kundërvajtëse dhe penale (sharjet në kor, hedhja e mjeteve piroteknike, pjesëmarrja në sulm fizik, etj.), janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar pronën publike të palestrës sportive, dhe personat keqbërës duhet të mbahen përgjegjës për të gjitha këto shkelje, thuhet në komunikatën për media e Këshillit për Sport.

 

Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet vijuese:

  1. Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;
  2. Kërkohet nga të gjitha grupet e tifozëve të cilët deri më tani nuk janë regjistruar tek Departamenti i Organizatave Joqeveritare (DOJQ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ta bëjnë këtë gjë në afatin më të shkurtër kohor, dhe pas regjistrimit ta deponojnë listën me emrat e kryesisë dhe emrat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të OJQ-së tek Drejtoria për Sport e Komunës përkatëse;
  3. Kërkohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të aplikojë me rigorozitetin maksimal të gjitha dispozitat normative përkatëse që janë në kuadër të Propozicioneve të Garave të FBK-së.
  4. Kërkohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ta përfshijë në planifikimin buxhetor për vitin 2023 vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë në të gjitha palestrat sportive, ndërsa në vazhdim të procesit vendosja e kamerave të sigurisë të bëhet edhe në të gjitha stadiumet e futbollit;

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM