Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Dhjetëra qytetarë të Prishtinës i përgjigjen pozitivisht aktivitetit për vaksinimin kundër gripit sezonal

Jan 25, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dhjetëra qytetarë të Prishtinës i janë përgjigjur sot pozitivisht aktivitetit për vaksinimin kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese, në kuadër të “Karvanit të vaksinimit”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dr. Dafina Gexha Bunjaku ka vizituar sot ekipet e vaksinimit, të cilat përmes Karvanit të vaksinimit u kanë mundësuar qytetarëve marrjen e vaksinave, duke i përgëzuar për punën dhe inkurajuar njëkohësisht qytetarët që të vaksinohen si kundër Gripit sezonal, ashtu dhe kundër COVID-19.

Karvani i vaksinimit është organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-Zyra në Prishtinë dhe nga data 22 dhjetor 2022 e deri më sot, si një aktivitet shtesë u ka ndihmuar qytetarëve për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit, promovimin e sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik.

MSh falënderon të gjithë të angazhuarit në këtë proces, ekipet e vaksinimit dhe komunat përkatëse ku Karvani po zhvillohej prej një muaji, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM