Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

Jan 27, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë. 

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish- ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter. 

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm. U vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

 U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM