Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me kafshë

Jan 28, 2023

Policia e Kosovës respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë.

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç).

Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës, thuhet në postimin në PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM