Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK furnizon klinkat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme me barna dhe material shpenzues

Jan 27, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka furnizuar klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Po ashtu, janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.

Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.

Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro.

Disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues.

ShSKUK është ballafaquar edhe më shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim. Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent.

Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe materilal shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM