Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehmeti: Asistenca teknike e FMN-së për BQK-në, kishte ndikim të madh në sektorin financiar

Shk 2, 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se asistenca teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmes Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Sector Stability Review – FSSR), ka pasur ndikim të madh në sektorin financiar.

“Mbështetja fillestare na ndihmoi që të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar si dhe stabilitetin e tij. Mbështetja e vazhdueshme, po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve, dhe pasiguritë globale”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së, është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse aty ku është nevojiten më së shumti, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM