Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pritet nga kryeministrja Jakobsdóttir, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Shk 2, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Rejkjavik, është pritur nga kryeministrja e Islandës, Katrín Jakobsdóttir.

Meqenëse Islanda aktualisht udhëheq presidencën e Këshillit të Evropës, diskutimet u fokusuan në shtyrjen përpara të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se Islanda, një nga shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës, është partner i rëndësishëm dhe aleat i popullit të Kosovës. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Islandës për anëtarësimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të intensifikohet komunikimi ndërshtetëror që të avancohet procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës në muajt në vazhdim.

Në diskutim me kryeministren Jakobsdóttir, presidentja Osmani ka përmendur vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në këtë frymë, ka kërkuar mbështetjen e Islandës, si një nga shtetet themeluese të Aleancës Veri-Atlantike.

Osmani ka përmendur progresin e institucioneve të vendit në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Modeli kushtetues në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë është më i avancuari në Evropë, theksoi Presidentja Osmani, duke dhënë shembuj konkret të këtij modeli.

Presidentja ka thënë, më tutje, se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli dhe do të ishte progres për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie apo religjioni. Presidentja poashtu shtoi se ndërlidhja e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e dialogut nuk është i drejtë, ndërsa theksoi se këto dy procese duhet të shihen si të ndara. Andaj, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është reflektim i të arriturave të Kosovës në zbatimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të dëshmuar nga raportet e organizatave relevante ndërkombëtare.

Mbi temën e situatës së sigurisë në Evropë, presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa ka nënvizuar edhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së popullit ukrainas kundër agresionit rus.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Jakobsdóttir kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Islandës në fusha të ndryshme dhe të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM