Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19, rivendosjes së imunitetit dhe parandalimit të formave të rënda nga kjo sëmundje, u rekomandon fëmijëve të moshës mbi 12 vjeçe që ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Në dispozicion janë dozat bivalente përforcuese, të cilat mbrojnë si ndaj formave të para të virusit që e shkakton COVID-19, ashtu edhe ndaj varianteve të tjera të Omicron.
Doza bivalente përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 mund të merret nëse kanë kaluar 2 muaj nga marrja e dozës së dytë ose dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






